Amerikanët dhe ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, mbështetën Lulzim Bashën në vendimin e tij për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar i PD-së pas shpalljes së tij “non grata” nga Departamenti i Shtetit.
Por ku ishte sot ambasadorja e SHBA teksa Lulzim Basha lexoi vendimin e tij të dorëheqjes nga drejtimi i PD-së?
Lapsi.al mëson se gjatë gjithë ditës së sotme diplomatja amerikane ndodhej për turizëm në Gjirokastër. Ajo është parë rrugëve të kalldrëmta të qytetit bashkë me një grup miqsh të saj dhe kryetarin e bashkisë, Flamur Golemi.
Nuk dihet nëse Kim ishte në dijeni të vendimit të Bashës apo e mësoi nga mediat si gjithë shqiptarët. Do të mbahet mend gjatë deklarata e saj e fortë në shkallët e selisë blu, kur tha se demokratët do të hanë bar nëse nuk përjashtojnë Sali Berishën.