COVID-19KosovaSot:42Të gjitha:108,073|Bota 195,565,304
Prishtina 35 °C
Lajme
Zbulohet kërkesa e BE-së për Kurtin: Mos e ço policinë në veriun e Kosovës
Demokracia
13:29 | 29 Maj 2021

Share:

Share:

Share

Tweet

Publikohet raporti i DASH: Kosova ka potencial ... Departamenti amerikan i Shtetit ka publikuar raportin për mjedisin e investimeve në Kosovë, duke ...

Bashkimi Evropian pritet që t’i bëjë thirrje Qeverisë Kurti që të mos ndërmarrë operacione policore në komunat veriore. Demokracia.com ka siguruar raportin e përpiluar nga shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borell pas darkës së liderëve të Ballkanit Perëndimor, e ku përmendet edhe kjo pikë.

Sipas dokumentit të cilin e posedon Demokracia.com, BE-ja këshillon Qeverinë e Kosovës kundër çdo veprimi “provokues”, siç e cilësojnë ata, në komunat veriore.

“Përfaqësuesi i Lartë do t’i bëjë thirrje Qeverisë në Prishtinë kundër çdo veprimi provokues në komunat veriore. Konkretisht, z. Kurti do të këshillohet që të mos ndërmarrë ndonjë operacion policor që synon mbledhjen e faturave të energjisë elektrike në komunat veriore, që mund të provokojnë tensione të mëtejshme me popullsinë lokale”, thuhet në raportin e BE-së.

Vlen të theksohet se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e dërgoi në Prokurori marrëveshjen e ish-presidentit Hashim Thaçi me NATO-në, të cilën e kishte bërë gjatë kohës sa ishte në krye të Qeverisë.

Sipas kësaj marrëveshje, Forca e Sigurisë së Kosovës, nuk lejohet të shkojë në veri pa lejen paraprake të NATO-s dhe misionit të saj KFOR.

E këtë, Kurti e cilësoi si akt të “tradhëtisë kombëtare”.

Ndërkohë, dokumenti i i lartëpërmendur i siguruar ekskluzivisht nga Demokracia.com i është dërguar Këshillit të BE-së, për t’i informuar rreth mbarëvajtjes së takimit.

Demokracia.com sot gjatë ditës do të raportojë edhe për pikat dhe temat e tjera që përmenden në këtë raport.

 

 

Të gjitha