Lajme
Zbulohet ilaçi që ndihmon të shëroheni më shpejtë nga koronavirusi
Demokracia
12:27 | 13 Prill 2021

Share:

Ilaçi i cili përdoret nga personat që vuajnë nga astma  ‘Budesonide’ mund të ndihmojë në shërim të përshpejtuar nga Covid-19, por rekomandohet vetëm për personat mbi 50 vjeç.

Një studim i ri në Britani, ka treguar se një ilaç që përdoret për të përmirësuar astmën, mund të ndikojë në shkurtimin e kohës së shërimit nga Covid-19.

Budesonide, është miratuar për përdorim nga NHS, dhe ky ilaç në fillim do të jetë i disponueshëm për të rriturit dhe të moshuarit.

Sipas studiuesve, ky është një ‘moment historik’ për pandeminë dhe se ilaçi budesonide është efektiv gjatë fazave të hershme të infektimit.

Trajtimi i hershëm me ilaç shkurton kohën e shërimit me një mesatare prej tre ditësh.

Richard Hobbs, mjeku dhe kreu i Departamentit të Shkencave të Universitetit të Oksfordit tha se ilaçi është efektiv.

“Për herë të parë, ne kemi prova të një trajtimi efektiv për njerëzit që janë më të rrezikuar nga zhvillimi i simptomave më të rënda të Covid-19”, tha Hobbs.

Budesonide është efektiv gjatë fazave të hershme të sëmundjes dhe mund ta përdorni vetë në shtëpi me rekomandimin e mjekut.

Të hënën NHS tha se ilaçi rekomandohet vetëm për personat mbi 50-64 vjeç. /Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 16 Maj 2025