Frances Haugen, është identiteti i sinjalizueses së Facebook, përgjegjëse për një seri skandalesh të shkaktuara pas publikimit të dokumenteve të brendshme nga Facebook.
37 vjeçarja Haugen e cila punonte si menaxhere produkti në ekipin e dezinformimit në Facebook, u intervistua nga CBS, transmeton Demokracia.com.
Në intervistën, në programin 60 Minutes të CBS, Haugen tha se ajo ishte larguar nga Facebook në fillim të këtij viti pasi i kishin ardhur në maje të hundës këto parregullsi.
“Kishte konflikte interesi midis asaj që ishte e mirë për publikun dhe asaj që ishte e mirë për Facebook,” tha ajo.
Ndërsa, Facebook tha se publikimet ishin mashtruese dhe fshiheshin mbi hulumtimet pozitive të kryera nga kompania, raporton BBC përcjellë Demokracia.
Gjatë intervistës ajo tha se Facebook nuk përdorë algoritme më të sigurta në mënyrë që të kaloni më shumë kohë në faqe.
Para, se Haugen të largohej ajo kopjoi një seri memorandumesh dhe dokumentesh të brendshme.
Të cilat i ndau me Wall Street Journal, kjo e fundit po i publikon materialin në grupe gjatë tre javëve të fundit, të referuara si ‘Dosjet në Facebook’.
Zbulimet përfshinin dokumente që treguan se të famshëm, politikanë dhe përdorues të profilit të lartë të Facebook u trajtuan ndryshe nga kompania. Mbi ta aplikoheshin politika të moderuara ose nuk aplikoheshin fare, me anë të një sistemi të quajtur XCheck (cross-check).
Por, janë akuzat për Instagram që kanë qenë veçanërisht shqetësuese për politikanët amerikanë, transmeton Demokracia.
Hulumtimi zbuloi se Instagram, po ndikonte në shëndetin mendor të adoleshentëve, por nuk i ndau detajet, kur ata treguan se platforma ishte një vend “toksik” për shumë të rinj.
Sipas raportimeve të zbuluara rastësishtë nga Wall Street Journal, 32% e vajzave adoleshente të anketuara thanë se kur ndiheshin keq për trupin e tyre, Instagram i bënte ato të ndiheshin më keq.
Haugen do të dëshmojë para Nënkomitetit të Senatit në një seancë të titulluar “Mbrojtja e Fëmijëve Online”, më 5 tetor./Demokracia.com/