ShowBiz
Zbulohet identiteti i burrit që sulmoi Bebe Rexhën në skenë – do të dalë para gjyqit të hënën
Demokracia
23:22 | 19 Qershor 2023

Share:

Këngëtarja Bebe Rexha u plagos nga një burrë gjatë koncertit të saj në New York City më 18 qershor 2023.

Pas incidentit, shumë donin të dinin se kush ishte “I çmenduri” që gjuajti me telefon në fytyrën e saj, duke i shkaktuar lëndime këngëtares së hiteve botërore.

Tabloidi britanik The Sun, ka mësuar se emri i tij është Nicolas Malvagna.

Nicolas Malvagna është burri që gjuajti me telefon Bebe Rexhën gjatë performancës së saj në skenë (Foto: Instagram)

Ai është 27-vjeçar, banor në Manalapan, New Jersey, ku ai punon si një kujdestar qensh në një dyqan kafshësh shtëpiake.

Të dielën, më 18 qershor 2023, Malvagna u arrestua nga Policia e New Yorkut dhe u akuzua për sulm pasi dyshohet se plagosi artisten e zhanrit pop, Bebe Rexha.

Malvagna mori pjesë në koncertin që po organizohej në ‘The Rooftop in Pier 17’, në kuadër të turneut veror të Rexhës, i cili quhet “Best F’n Night Of My Life”.

Malvagna pritet të dalë në gjyq të hënën, më 19 qershor, ku edhe do t’i shqiptohet dënimi për aktin e kryer.

Çfarë ndodhi saktësisht në koncertin e Bebe Rexhës?

Ndërsa merrte pjesë në koncertin e artistes shqiptare, Malvagna e gjuajti me telefon këngëtaren e hitit “Meant To Be” gjatë kohës që ajo po performonte në skenë.

Ngjarja ka bërë që këngëtarja të dërgohet me urgjencë në spital ku mësohet se i janë bërë tri qepje në fytyrë.

Një zëdhënës i New York Police Department deklaroi: “Të dielën, më 18 qershor 2023, rreth orës 22:00, policia u njoftua për një sulm që ndodhi në hapësirën e koncertit të Pier 17 që ndodhet në 89 South Street, brenda kufijve të zonës së parë”.

“Nga hetimet paraprake në vendngjarje u konstatua se një 27-vjeçar ka hedhur me dashje celularin ndaj një këngëtareje 33-vjeçare në skenë, duke e goditur në fytyrë”.

Individi është dërguar në vendngjarje dhe është dërguar në Komisariatin e Parë për procedim arresti.

“Femra e ndihmuar u dërgua nga EMS në një spital të zonës në gjendje të qëndrueshme”.

Më pas në rrjetet sociale kanë qarkulluar video që dokumentojnë ngjarjen.

Si është gjendja e Bebe Rexhës tani?

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Interpretuesja e hitit “I’m a mess” u lajmërua në Instagram për t’iu dhënë fansave një përditësim mbi gjendjen e saj shëndetësore.

Këngëtarja e nominuar për çmimin “Grammy” publikoi një fotografi të syrit të saj të mavijosur me qepje të dukshme në ballin e majtë.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Postimi i saj u shoqërua me një mbishkrim: “Jam mirë”.

Ajo gjithashtu publikoi një video në TikTok duke kënduar tekstin e këngës së saj “I’m Good (Blue)”, bashkëpunim me David Guettan.

Këngëtarja këndonte vargjet: “Jam mirë, po, po ndihem mirë”, teksa tregonte dëmtimin e saj fatkeq në fytyrë.

Të ngjashme