Merkatoja e kësaj vere, pavarësisht nga efektet e pritshme të pandemisë në arkën e klubeve, është jashtëzakonisht aktive.
Sergio Ramos dhe Leo Messi së bashku në Paris, Manchester United që realizon dëshirën e përjetshme, Jadon Sancho, marrjen e Varane për një aventurë të re larg Real Madridit, vetë skuadra e bardhë çdo ditë e më pranë Kylian Mbappé, për të cilën ka paraqitur tashmë një ofertë 160 milionë euroshe…
Megjithatë, në mes të verës, një operacion tjetër mund të ketë “vjedhur” titujt e mediave sportive: nënshkrimi i Erling Haaland me Chelsea. Negociatat, po, mbetën në fazën fillestare dhe arsyeja është detajuar nga “Bild”: pretendimet stratosferike të Mino Raiola.
Kur blutë trokitën në derën e agjentit të norvegjezit, përgjigjja ishte dërrmuese: 50 milionë euro në vit për klientin e tij (ai tani fiton 8 milionë euro në vit), nga të cilat 5% (2.5 milionë euro) do t’i shkonin në xhep atij; përveç një komisioni 40 milionë euro për transferimin.
Shuma monstruoze, para se të negocionin me Dortmundin, do ta kishte bërë Abramovich të investonte 300 milionë euro (kontrata ishte për 5 vite). Verën e ardhshme, kur Haaland pritet të largohet nga “Signal Iduna Park”, shkëndija do të fluturojnë… Ekziston një klauzolë prej 75 milionë euro, që do të aktivizohet në vitin 2022, por që, sikurse shton media e lartpërmendur, mund të rritet në 90 milionë, nëse plotësohen disa kushte.
Chelsea, sapo e mori vesh shumën që duhej të përballonte, u tërhoq nga oferta dhe kjo shkaktoi operacionin më të shtrenjtë të verës deri më tani: kthimin e Lukakut në “Stamford Bridge”, në këmbim të 115 milionë eurove. /Demokracia.com