Zlatan Ibrahimovic po kalon momente jo të mira, transmeton Demokracia.com.
Ai pas një lëndimi që pati muaj më parë që e mbajti bukur shumë larg fushave, mbrëmë ka pësuar një tetë lëndim në sfidën ndaj Romës.
Ibra u desh ta lëshoj fushën në pjesën e dytë derisa lajmet e fundit nga infermieria kuqezi bëjnë me dije se Zlatan Ibrahimovic do të mungojë për të paktën 10 ditë, kohë kur do të bëhet një tjetër vlerësim i situatës.
Thënë ndryshe, Milan humbet përsëri Ibrën për 2 ndeshjet e radhës në kampionat, por edhe për sfidën e parë ndaj Manchester United, suedezi rrezikon. /Demokracia.com