Lajme
Zbulohet emri, ky do të jetë ministri i Mbrojtjes në Qeverinë Kurti 2
Demokracia
11:56 | 22 Mars 2021

Share:

Ministër i Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës, pritet të bëhet Armend Mehaj.

Burime të Demokracia.com, thonë se sot në seancën për formimin e Qeverisë, Armend Mehaj do të jetë ministër i Mbrojtjes.

Kujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje dhe lideri i saj, Albin Kurti, si fitues të zgjedhjeve, thonë se Qeveria e re të ketë vetëm 12 ministri.

Nga ana tjetër, njohësit e funksionimit të administratës thonë se është shumë i vështirë funksionimi i dikastereve qeveritare për ta reduktuar numrin e ministrive.

Armend Mehaj ka lindur në vitin 1981 në Kosovë dhe aktualisht jeton në Oslo, Norvegji.

Në vitin 1999 i është bashkuar forcave të armatosura Norvegjeze, për të shërbyer më pas në misione të ndryshme paqeruajtëse si në Kosovë, Irak, Afganistan, Çad dhe Afrikën Qendrore. /Demokracia.com/

Të ngjashme