Vazhdojnë të mbeten shumë dilema sa i përket gjendjes shëndetësore të pilotit legjendar të Formula 1, Michael Schumacher, megjithatë e vërteta shumë shpejt do të zbulohet.
Kampioni i famshëm Michael Schumacher, është shëruar nga një dëmtim i rëndë në kokë, të cilin e pësoi derisa po skijonte në Grenoble të Francës para shtatë vjet e gjysmë, transmeton Demokracia.com.
Me kërkesë të familjes, trajtimi i tij u bë në fshehtësi të plotë, por, shumë shpejt do të dihet gjithçka kur të shfaqet dokumentari “Schumacher” dhe sipas British Express, pamjet private të “Shumay” do të shihen për herë të parë që nga aksidenti .
“Superyll sportiv nuk është parë në publik që nga incidenti i frikshëm i skive në Alpet franceze në dhjetor 2013, kur shtatë herë kampioni i F1 pësoi dëmtime serioze në tru. Gjendja e tanishme e Schumacher është e panjohur, pasi anëtarët e familjes dhe njerëzit e tij më të afërt kanë zgjedhur ta mbajnë për vete. Por miliona tifozë të Shumit do të jenë tani në gjendje të shohin situatën reale të heroit të tyre si pjesë e dokumentarit të njoftuar”, shkruan gazeta.
Pse është vendosur tani të bëhet ky hap, kur për shtatë vjet e gjysmë asnjë detaj i trajtimit dhe gjendjes së asit nuk ka qenë në dispozicion të publikut, mbetet një mister i vogël. Fillimisht u mendua se gruaja Corina kishte “prerë gjithçka,” por një tabloid tjetër britanik, Daily Mirror, pretendoi se vendimi ishte marrë nga e gjithë familja.
“Familja e Schumacher në kohët e fundit është bërë e hapur ndaj mundësisë për të lejuar kamerat të marrin pamje të rralla të legjendës së F1. Këto regjistrime private do të shfaqen vetëm në dokumentarin e ri dhe leja u përftua nga të mirënjohurit gjermanë Michale Uich dhe Hans-Bruno Camertons”, shkruan gazeta britanike. /Demokracia.com