Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka marrë vëmendjen nga paraqitja e tij e djeshme në stadiumin “Camp Nou”.
Ai u shfaq me syze dielli që mbulonin një mavijosje në njërin sy.
Kur mbërriti presidenti i Valladolidit, Ronaldo Nazario, hoqi syzet dhe ia tregoi syrin publikut, me kamerat që nuk vonuan të kapnin një foto.

Sipas AS”, 60-vjeçari kishte ardhur direkt në stadium nga një festë me temë piratesh për fëmijë, aty ku dyshohet se e ka pësuar edhe lëndimin në sy.
Ndryshe, Barcelona shënoi fitore në këtë ndeshje dje me rezultatin 4:0./Demokracia.com/