Sport
Zbulohet e dashura shqiptare që u dhunua nga futbollisti i Partizanit
Demokracia
13:05 | 20 Shkurt 2021

Share:

Ish-sulmuesi i Partizanit të Tiranës, Theofilius Solomon, është në telashe të mëdha me drejtësinë shqiptare, transmeton Demokracia.com.

25- vjeçari u arrestua nga policia ditën e 17 shkurtit, pas denoncimit nga e dashura për ushtrim dhune, ndërsa ditën e djeshme iu caktua masa e arrestit me burg.

“Panorama Sport”, zbulon se mes çiftit ka pasur një debat të ashpër, në mes të lagjes ku Solomon dhe e dashura e tij banonin, teksa të pranishëm kanë qenë edhe disa kalimtarë, që e kanë parë plotësisht skenën e ndodhur.

Burime pranë policisë bëjnë me dije se ai u denoncua më datë 17 shkurt nga e dashura e tij, për dhunë në familje. Sipas burimeve të policisë, mësohet se vajza ka inicialet E. P. Futbollisti ka depozituar një kërkesë në Apel, ku kërkon ndryshimin e masës së sigurisë. Solomon firmosi me skuadrën e Al Qadsia në Kuvajt gjatë merkatos së janarit, por sulmuesi nuk është bashkuar ende me ekipin e ri.

NJOFTIMI I POLICISË – “Specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Th. S., 25 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij”. /Demokracia.com

Të ngjashme