Të martën dhe të mërkurën do të zhvillohen ndeshje e fundit kualifikuese të Ligës së Kampionëve ku edhe do të kompletohet numri prej 32 ekipeve që do ta marrin pjesë në fazën e grupeve të kësaj gare për edicionin 2021/22.
Skuadra që edhe më tutje janë duke kërkuar një vend në Ligën e Kampionëve janë: Farencvarosi, Young Boys, Ludogorets, Malmo, PSV, Benfica, Brendly, Salsburgu, Sagrebi, Sherif Tiraspol, Shakhtari dhe Monaco.
Shorti për fazën e grupeve do të hidhet të enjten në Stamboll me fillim nga ora 18:00.
Ndeshjet e para të fazës së grupeve do të zhvillohen më 14 dhe 15 shtator. /Demokracia.com