Sport
Zbulohet arsyeja pse tifozi hyri në fushë gjatë takimit Real Madrid – Man City
Demokracia
09:03 | 05 Maj 2022

Share:

Një ngjarje interesante ka ndodhur në ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve mes Realit të Madridit dhe Mançester Sitit. Një person me flamurin shqiptar hyri në fushë në minutën e parë të 15 minuta shtesë.

Arsyeja pse tifozi me flamurin shqiptar hyri në fushë ishte Benzema, të cilin shkoi ta përqafonte.

Tifozi mbante veshur edhe një bluze teksa mbrapa ishte shkruar emri i Benzemasë, duke lënë të kuptohej se ishte një fans special i bomberit francez, teksa mori të gjithë vëmendjen në këtë mbrëmje të magjishme.

Tifozi me flamurin shqiptar shkoi ta përqafonte Benzemanë, teksa më pas u nxori jashtë nga forcat e sigurisë.

Ky përqafim i tij, duket se i ka sjellë fat sulmuesit të Realit, që 3 minuta më pas shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Të ngjashme
Sport • 19 Maj 2024