Sport
Zbulohet agjenda e Kombëtares së Kosovës për ditën e nesërme
Demokracia
15:29 | 29 Gusht 2021

Share:

Nesër Kombëtarja e Kosovës në futboll do t’i nisë përgatitjet për tri ndeshjet e muajit shtator kundër Gjeorgjisë, Greqisë dhe Spanjës, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2022.

Për këtë grumbullim dhe ndeshjen e parë në “Batumi Arena” kundër Gjeorgjisë, nesër në orën 11:30 në hotel “Emerald” në konferencë për media do të paraqitet përzgjedhësi Bernard Challandes.

Orari i aktiviteteve të datës 30 gusht, 2021:

Ora 10:00 – Nënshkrimi i marrëveshjes me sponsorin e Superligës

(në selinë e FFK-së)

Ora 11:30 – Konferenca e përzgjedhësit të Kombëtares, Bernard Challandes

(në hotel Emerald)

Ora 16:30 – Stërvitja e parë e Kombëtares U21 për ndeshjen kualifikuese kundër Anglisë U21

(në kampin Edukativ Nacional në Hajvali)

Ora 19:00 – Stërvitja e parë e Kombëtares së Kosovës për ndeshjet e shtatorit kundër Gjeorgjisë, Greqisë e Spanjës

(në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë). /Demokracia.com

Të ngjashme