Lajme
Zbulohen më shumë detaje mbi takimin Macron-Putin
Demokracia
22:49 | 25 Mars 2022

Share:

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se do të flasë me presidentin rus Vladimir Putin për organizimin e largimit të njerëzve nga qyteti port i rrethuar i Mariupolit.

Një burim i Pallatit Elysee ka thënë se dy udhëheqësit do të flasin në 48 deri në 72 orët e ardhshme.

Ata shtuan se Franca është gjithashtu në kontakt me zyrtarët ukrainas, Greqinë, Turqinë dhe organizatat ndërkombëtare për të specifikuar nevojat që duhen plotësuar.

“Franca kërkon që Rusia të heqë rrethimin, që njerëzit që duan të largohen të mund ta bëjnë këtë, që ata që duan të qëndrojnë të mund të qëndrojnë dhe se ndihma humanitare e përshtatur të mund të dorëzohet sipas kushteve të së drejtës humanitare ndërkombëtare”, ka thënë ky burim brenda Elysee-s.

Mariupol ka qenë një objektiv kyç për forcat ruse dhe ka qenë nën një breshëri sulmesh që nga fillimi i luftës.

Më herët gjatë ditës së premte një guvernator ukrainas tha se forcat e tij ishin ende në kontroll të qytetit dhe rreth 65,000 njerëz deri më tani ishin larguar me automjete private ose në këmbë.

Të ngjashme