Me 14 mars, Maluma do të performojë në Shqipëri.
E para se të pranone ftesën për të performuar, Maluma ka pasur disa kërkesa.
Në emisionin e “Shqipëria Live”, e ftuar ishte Uarda Koçi e cila tregoi disa nga kërkesat që ka paraqitur këngëtari me famë botërore, Maluma para koncertit në Shqipëri, më 14 mars.
Kërkesat e paraqitura nga stafi i këngëtarit fillonin me një tavolinë ping-pongu në prapaskenë.
“Maluma është një djalë super solar dhe gjithë ky ndriçim, pozitivitet i tij përcillet tek stafi i jashtëzakonshëm”, tha Uarda, njëra ndër organizatoret e koncertit.
Maluma përtej kësaj ka pasur edhe disa kërkesa tjera.
Kërkesat e tij përfshinin kafenë, çajin dhe mjaltin.
Një kërkesë tjetër po aq e domosdoshme janë çamçakëz pa sheqer, pasi në këtë mënyrë ai redukton stresin.
“I kemi sugjeruar stafit produktet vendore dhe njëkohësisht i promovojmë produktet tona”, u shpreh Uarda./Lajmi.net/
View this post on Instagram