Luka Modric është një legjendë e Real Madridit, por mesfushori kroat këtë edicion nuk po kalon shumë kohë në fushë.
E ardhmja e mesfushorit kroat mbetet e pasigurt nëse do të mbetet në Madrid, do të largohet për ndonjë skuadër tjetër apo do t’i jap fund karrierës si futbollist.
E duke e ditur situatën e kroatit në Santiago Bernabeu, Diego Simeone nuk ka ngurruar që ta ngacmojë në momentin që Modric po futej në lojë në derbin e Madridit që u zhvillua të dielën.