Kosova do ta nis sonte kampanjën eliminatore në rrugëtimin drejt kualifikimit në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
“Dardanët” janë nikoqirë të Suedisë në ndeshjen e vlefshme për grupin B, shkruan Demokracia.com.
Tashmë dihen edhe fanellat me të cilat do të luajnë djelmoshat e Bernard Challandesit.
Kosova do të paraqitet sonte me fanellat e para – ato të kaltërta.
Ndryshe, ndeshja e sontme në stadiumin “Fadil Vokrri” nis nga ora 20:45. /Demokracia.com
https://www.facebook.com/FF.Kosovar/photos/a.440778542723477/2242993652501948/