Sport
Zbulohen edhe skuadrat e mundshme që do ta rivalizojnë Llapin në rrethin e parë të Ligës së Konferencës
Demokracia
18:11 | 13 Qershor 2022

Share:

Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA ka përcaktuar pesë kundërshtarët e mundshëm të KF Llapit në rrethin e parë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Llapjanët mund të përballen me skuadrën nga Sllovenia, Mali i Zi, Ishujt Faro, Malta dhe Gjibraltari.

Kundërshtarët e mundshëm të skuadrës së Tahir Batatinës në rrethin e parë janëL Olimpija Ljubljana (Slloveni), Buducnost Podgorica (Mali i Zi), B36 Torshavn (Ishujt Faro), Gzira Unitet (Malta), St Joseph’s (Gjibraltar).

Shorti për rrethin e parë kualifikues në Ligën e Konferencës do të hedhet nesër (e martë) me fillim nga ora 13:00./Demokracia.com/

Të ngjashme