Sport
Zbulohen detaje të kontratës së re të Mbappes – klauzolë e garantuar e shitjes
Demokracia
21:39 | 21 Gusht 2023

Share:

Paris Saint-Germain dhe Kylian Mbappe mund ta kenë arritur një kompromis për të ardhmen e tij, me një garanci për klauzolë të shitjes që thuhet se ka qenë çelësi i marrëveshjes së tyre të re

Sipas asaj që raporton The Times, PSG dhe Mbappe kanë arritur një ujdi që do t’i siguronte gjigantët e Ligue 1 se do të kompensohen me para në rast se sulmuesi largohet nga klubi.

24 vjeçari ka folur gjatë me presidentin e klubit Nasser Al-Khelaifi dhe të dy palët kanë arritur një kompromis të komplikuar ku francezi do të nënshkruan kontratë afatgjatë me garancinë që të këtë klauzolë lirimi.

PSG, sipas marrëveshjes, do të kompensohet në shkallën prej 150 milionë funte për vitin e fundit të kontratës së lojtarit. Nëse Mbappe nuk nënshkruan kontratë të re ai do të heq dorë nga 85.5 milionë funte, që do t’i detyroheshin atij për shkak të nënshkrimit të kontratës dhe bonuseve të lojalitetit ndaj klubit.

PSG ka kohë që beson se futbollisti ka një marrëveshje me Real Madridin që të kalojë atje më 2024, më shumë mundësi si futbollist i lirë – kjo gjë bëri që klubi të vendos negociata që të marrë vendim për të ardhmen e tij.

PSG madje kishte pranuar një ofertë nga Arabia Saudite nga klubi Al-Hilal, por Mbappe thuhet se ju tha atyre se dëshiron të ri-integrohet në skuadrën e Luis Enrique këtë sezon.

Mbappe pritet të jetë titullar në ndeshjen e radhës së PSG kundër Lens këtë vikend.

Të ngjashme