Sport
Zbulohen datat kur startojnë top pesë kampionatet më të mira në Evropë
Demokracia
18:05 | 31 Maj 2022

Share:

Nuk do të ketë pushime të gjata për skuadrat e pesë kampionateve më të forta në Evropë.

Me Kampionatin Botëror që do të luhet në Katar në nëntor, ligat më të forta do të nisin shumë shpejt me përgatitjet e tyre.

Premierliga do të nisë më 6 gusht dhe do të përfundojë me 28 maj.

Seria A starton në 13-14 gusht dhe përfundon në 3 qershor.

Ndërkohë që kampionati spanjoll do të luajë javën e parë më datë 12 gusht.

Bundesliga e cila gjithmonë nisë më shpejt nga të gjitha kampionatet do të startojë më 5 gusht dhe do të përfundojë më 27 maj.

Messi me shokë do të nisin nga puna më datë 6 gusht dhe do ta mbyllin kampionatin më datë 4 qershor 2023./Demokracia.com/

Të ngjashme