Lajme
Zbulohen audio-incizime të ushtarëve rusë: Ukrainasit i quajnë të droguar dhe nazistë
Demokracia
20:41 | 09 Mars 2022

Share:

Ukraina ka publikuar disa audio-përgjime ku dëgjohen ushtarët rusë duke folur me familjarët e tyre që jetojnë në Rusi.

Ushtarët rus në këto audio-incizime të cilat janë edhe me titra, dëgjohen duke fyer rëndë ukrainasit, popullin ndaj të cilit po kryejnë vrasje të rënda çdo ditë e më shumë, përcjell Demokracia.com.

Në një moment, njëra prej familjarëve të ushtarit, dëgjohet duke i quajtur ukrainasit “të droguar dhe nazistë”.

“Këto janë thirrje reale të përgjuara: Ushtarët rus në Ukrainë flasin me të afërmit e tyre në Rusi për t’u treguar si po ia kalojnë deri më tani. Përfshirë plaçkitjet dhe krimet e luftës. Ju lutem shpërndajeni! Bota duhet ta dijë të vërtetën e asaj që po i bëjnë rusët shtëpive dhe njerëzve tanë”, thuhet në shkrimin krahas kësaj videoje, përcjell Demokracia.com.

Rusët kanë shpërndarë shumë propagandë lidhur me situatën në Ukrainë, duke tentuar ta paraqesin këtë shtet si agresorin.

Për këtë arsye, shumë vende të botës duke përfshirë edhe Kosova kanë bllokuar mediat ruse në mënyrë që të parandalohet përhapja e dezinformatave./Demokracia.com/

 

 

Të ngjashme