ShowBiz
Zbulohen aktorë të tjerë të “Në kuadër të dashurisë”
Demokracia
17:10 | 21 Qershor 2023

Share:

Tashmë është zyrtare që “Në kuadër të dashurisë” do jetë në kinema këtë vjeshtë me Olta Gixharrin dhe Luiz Ejllin në rolet kryesore.

Pjesë e komedisë është edhe Sara Hoxha që për të parën herë provon ujërat e kinematografisë.

Kasti po zbulohet dalëngadalë, ku i katërti i konfirmuar është aktori i mirënjohur Ndriçim Xhepa.

E Prive.al sjell të tjerë emra që janë pjesë e këtij projekti kinematografik.

Aktoret e mirënjohura Olta Daku e Zamira Kita, aktori Salsano Rrapi e Bes Bitraku po ashtu do jenë pjesë e filmit.

Në role të tjera dytësore, hapësirë i është ofruar edhe entuziastëve të rinj të botës së aktrimit.

Të ngjashme