Një ekip ekspertësh ka gjetur një mumie që vlerësohet të jetë të paktën 800 vjeç, në bregun qendror të Perusë. Lajmin e ka bërë me dije një nga studiuesit që ka marrë pjesë në zbulim. Mbetjet e mumifikuara ishin të një personi nga kultura që u zhvillua midis bregdetit dhe maleve të vendit të Amerikës së Jugut. Mumia, gjinia e së cilës nuk është identifikuar ende, u zbulua në rajonin e Limës, ka thënë arkeologu Pieter Van Dalen Luna.
“Karakteristika kryesore e mumies është se i gjithë trupi ishte i lidhur me litarë dhe me duar që mbulonin fytyrën, gjë që do të ishte pjesë e modelit lokal të funeralit”, ka shtuar ai ndër të tjera.
Eshtrat janë të një personi që ka jetuar në rajonin e lartë të Andeve të vendit, e ndërkohë pritet që daktimi me radiokarbon të japë një kronologji më të saktë.
Mumia u gjet brenda një strukture nëntokësore në periferi të qytetit të Lima. Në varr u gjetën edhe punime qeramike, mbetje perimesh dhe vegla guri.
Peruja – shtëpia e destinacionit turistik Machu Piçhu – është shtëpia e qindra vendeve arkeologjike nga kulturat që u zhvilluan para dhe pas perandorisë Inka, e cila dominoi një pjesë të Amerikës së Jugut 500 vjet më parë, nga Ekuadori jugor dhe Kolumbia në Kilin qendror./ The Guardian