Lajme
Zbrazja masive e Kosovës: Në Ambasadën e Zvicrës për tre muaj aplikuan për viza 12 mijë e 118 kosovarë
Demokracia
21:48 | 08 Shkurt 2022

Share:

Në Ambasadën e Zvicrës për viza kanë aplikuar 12 mijë e 118 kosovarë, në periudhën tetor-dhjetor 2021.

Nga kjo ambasadë për Klan Kosovën kanë treguar edhe kategorinë e aplikuesve dhe ndarjen me numër sipas aplikuesve.

“Gjatë periudhës tetor – dhjetor 2021 Ambasada e Zvicrës në Prishtinë, e cila përfaqëson Zvicrën, Belgjikën, Francën, Austrinë, Holandën, Luksemburgun në çështjet e vizave C i ka lëshuar 11 mijë e 474 viza dhe 644 vizë kombëtare D”, thuhet në përgjigje.

Të ngjashme