Lajme
Zbërthejmë hap pas hapi: Pse s’e çelë guri gojën për masat ndëshkuese ndaj Kosovës, edhe pas të dielës?
Demokracia
14:20 | 23 Prill 2024

Share:

Në maj të vitit 2023, në veriun e Republikës së Kosovës, shpërtheu dhuna më e madhe që kishim pa ndonjëherë në këtë pjesë të vendit (pa e llogaritur më pas 24 shtatorin, që nuk determinohej si ‘dhunë’ në kontekstin e protestave dhe revoltës së popullatës serbe në veri, por ishte agresion i Serbisë në Kosovë).

Dhuna e majit 2023, ishte shkaku i dërgimit të kryetarëve shqiptarë në komunat veriore, pasojë e së cilës patën mbetur të plagosur lehtë dhe rëndë afro 90 ushtarë të KFOR-it dhe ishin shumë kolegë tonë gazetarë.

Bashkimi Evropian, pas afro një muaji, do t’i vendoste masa ndëshkuese Kosovës.

Përmbledhur shkurtimisht, masat ndëshkuese ndaj Kosovës përfshijnë: suspendimin e përkohshëm të punës së trupave të krijuara në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, mosftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë dhe suspendimn e vizitave bilaterale, përveç atyre që fokusohen në adresimin e krizës në veri të Kosovës në kuadër të kornizës së dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Masat tjera përfshirë ndaljen e programimit të fondeve për Kosovën nga IPA 2024 (Instrumentet e Para-Anëtarësimit).

Një muaj pas vendosjes së masave, në korrik të vitit 2023, në Bratisllavë, në një takim joformal ndërmjet zëvendëskryeministrit Besnik Bislimit dhe Ndërmjetësit evropian Miroslav Lajçak, do të dakordohej një marrëveshje e cila më pas do të njihej si ‘Dakordimi i Bratisllavës’.

Ani pse Qeveria e Kosovës, në atë kohë kishte një përplasje me Bashkimin Evropian, duke i thënë këtij të fundit se nuk kishte kurrfarë hise në eskalimin e situatës në veri, duke u zotuar me Dakordimin e Bratisllavës, do ta bënte veten hisedare në eskalimin e situatës.

Më poshtë, mund t’i shihni katër pikat e Dakordimit të Bratisllavës, që një formë, përbënin zotim të njëanshëm të Kosovës për de-eskalimin e situatës në veri dhe ky de-eskalim, në një pikë, do ta kishte edhe çështjen e kryetarëve të komunave në veri.

Derisa kërkesa e BE-së dhe aleatëve të tjerë, ishte që kjo pikë e de-eskalimit, të bëhej më së miri dhe më së shpejti nëpërmjet dorëheqjes së kryetarëve në veri, kjo nuk do të ndodhte.

Qeveria e Kosovës, në shtator të vitit 2023, nxjerr një Udhëzim Administrativ, ku e parasheh mënyrën se si do të organizohej largimi i kryetarëve në veri.

Kjo nuk ndodhi të dielën që lam pas, më 21 prill 2023.

Ka shumë arsye, mes tyre, është thirrja e Listës Serbe për serbët lokal në veri, që ta bojkotonin këtë proces.

Një arsye tjetër që përmendet, është implikimi statistikor që përmbante Udhëzimi Administrativ ku duhej 50 % + 1 votë për t’u llogaritur ky lloj (kuazi) referendumi si i suksesshëm.

Me të përfunduar votimet, ose 250 e diçka votat në veri, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, Presidentja Vjosa Osmani dhe akterë të tjerë të politikës në Kosovë, që kryesisht vijnë nga pushteti, do t’ia çonin Bashkimit Evropian selamin që edhe pritej: na i largoni tash masat.

Por, janë bërë dy ditë që kur Kosova, nga ana e saj, llogaritë që e ka bë punën që t’i heqen masat, askush nuk bëzan për këtë çështje.

Pse?

Për ish-kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, në sytë e evropianëve, kjo që ka ndodhur të dielën, nuk shihet si shtensionim i situatës, e as përmbushje e ‘amanetit’ të tyre që si kundërvlerë, të na i hiqte masat.

Bashkimi Evropian ka thënë atëherë nëse iu kujtohet me dhënë dorëheqje, jo kështu, aq më pak të jetë me dekret, do të thotë me urdhra administrative. Perëndimi e asocon qeverisjen me dekrete, si formë të diktaturës, ky është standard dhe nuk ke cka e diskuton.

Ti e ke zgjedhë rrugën e kundërt që të ka thënë aleati.

Po të kishte qenë me dhënë dorëheqje dhe me u organizu zgjedhjet sipas standardeve, atëherë ky bojkot i serbëve lokal do të merrej kështu sic e shohim ne.

Pra është edhe një minus shtesë për Kosovën”, thotë Hasani në intervistën e fundit për emisionin e debatit Pressing.

Hasani thotë se çështja e kryetarëve në veri, është ‘problem i sajuar nga Kosova dhe duhet të zgjidhet nga Kosova’.

“Ky është një problem që është saju ekskluzivisht nga pala kosovare. Është në territorin tonë, brenda Republikës dhe çdo revolt qyetetare, çdo mosdëgjueshmëri qytetare brenda territorit tënd, se ky është një variant i një revolte qytetare, ti si shtet i gjen mekanizmat për me e kanalizu atë revoltë.

Kjo çka ka ndodhë të dielën, e vërteton edhe ma shumë, e përshpejton themelimin e Bashkësisë së komunave serbe dhe e përligjëson kërkesën e tyre për përfaqsim politik. Serbët e Kosovës sot nuk kanë përfaqësim politik, zero. Aleatët tonë, që janë në ditët më të errëta të Evropës mas vitit 1945 dhe ajo që ka ndodhë gjithë ajo me ndihmën e gjakut dhe aleatëve tonë, jemi bë shtet, unë çuditem qysh ata kryetarë rrinë aty, unë nuk kisha vetë as kryetar partie as send hiç. E pashë një prej tyre, thojke populli po më don, mo se nuk bën ashtu.

Kjo që ka thënë ambasadori francez, është ana tjetër e medaljes që ka thënë shteti amerikan dhe aleatët e Kosovës.

Ti ke marrë një pozitë që tin ë Këshill të Sigurimit, nuk është me rëndësi cka thu ti dhe cka thotë Serbia, aleatët atje thonë se duhet të dy palët me de-eskalu situatën, duhet me e zbatu Marrëveshjen e Brukselit dhe të Ohrit.

Kjo gjendje që ka ardhë Kosova, do të fiksohet, do të rregullohet pas marrëveshjes së Ohrit.

Kosova ka marrë zoitm që nuk do të dërgojnë FSK dhe njësinë speciale në veri, ësht ëmarrëveshje e njëanshme dhe do të zbatojnë Asociacionin, pra autonominë që është institucioni ombrellë për bashkësinë territoriale, kishtare dhe ato do të zbatohen”, thotë ai.

Çka i tha Stano Nacionales dje?

Në përgjigje ndaj thirrjeve të Kurtit dhe zyrtarëve të tjerë të qeverisë, BE-ja, në një përgjigje për Nacionalen, tha se kjo gjë vendoset në bazë të raportit të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell, kur ky i fundit ta bëjë atë.

“Sa i përket masave, në përputhje me Konkluzionet e tij të 12 dhjetorit 2023, Këshilli do të diskutojë masat e BE-së në bazë të një raporti të Përfaqësuesit të Lartë mbi përmbushjen e kërkesave të BE-së”, ka thënë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Të ngjashme