Qëndrimet e partive opozitare për pranimin e zbatimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe nga ana e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duket se nuk i kanë pëlqyer edhe aq vartësve të pushtetit. Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka sulmuar të dielën opozitën për këto deklarata, por përsëri anëtarë të opozitës nuk kanë qëndruar të heshtur.
Një shkrimi i ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku ka ngritur përsëri reagime nga pjesëtarë të opozitës, të cilët e kanë kritikuar gjuhën e ministrit Çeku ndaj tyre.
Çeku përmes një shkrimi në Facebook reagimet e opozitës për zhvillimet e fundit në kuadër të dialogut me Serbinë, i ka parë si dyftyrësi të thellë opozitare.
Ai ka kujtuar se opozita dikur sa ishte në pushtet kishte nënshkruar e ratifikuar dy herë Asociacionin dhe këtë sipas tij, ata e bën për asgjë.
“Dyfytyrësi e thellë opozitare. “E pranuat Asociacionin pa njohje” po na thonë të njëjtit që atë e nënshkruan dy herë dhe e ratifikuan në Kuvend. Në këmbim të asgjëje.” – ka shkruar fillimisht ai.
Më tej, ai ka thënë se sanimi i dëmëve që ka shkaktuar opozita, për qeverinë do të jetë një rrugë e gjatë dhe e mundimshme.
“E gjatë dhe e mundimshme do të jetë rruga për sanimin e dëmeve që ia keni shkaktuar Republikës, por nuk do të heqim dorë.” – përfundon shkrimi i Çekut.
Menjëherë këtij shkrimi i ka reaguar nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku.
Çitaku i ka reaguar ashpër ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku, që kritikoi opozitën për deklaratat e tyre për pranimin e Asociacionit nga kryeministri, Albin Kurti, shkruan Nacionale.
Çitaku ka thënë se sjellja e tij është e turpshme dhe se kritikat e opozitës janë bërë për shkak të dhunës e vitete e humbura që i shkaktoi VV-ja në kundërshtim të Asociacionit.
Ajo ka thënë se tash VV po e prnon një “version shumë më të dobët.”
“Ministri i Kulturës thotë se opozita qenka dyftyrëshe që po kritikon pushtetin pas pranimit të asociacionin. Kritika është për dhunën, bombat, sharjet, lotesjellesin, vitet e humbura, dhe vdekjet që u shkaktuan nga kundërshtimi i nje marreveshje, të cilën sot VV e pranon në një version shumë më të dobët. Turp.” – ka shkruar ajo në Facebook.
Ndërsa, për sekretarin e Partisë Socialdemokrate (PSD), Nol Nushi, me shkrimin e Çekut është konfirmuar se do të zbatohet Asociacioni dhe se nuk do të ketë njohje nga Serbia.
“Me kete status ministri po i konfirmon 2 gjera: Zajednica kalon Nuk ka njohje nga Serbia.” – ka shkruar ai.
Më tej, ai ka thënë se këto dy gjëra kanë qenë kauzat kryresore të Qeverisë Kurti e që sipas tij, qeveria ka kapitulluar.
“Te dyja keto kane qene kauza te qeverise para te cilave kapitulluan. Sot kemi Zajednice, sanksione, dhe s’kemi njohje. Perhajer.” – ka shkruar Nushi në Facebook.
Ndërkohë, opozita në vazhdimësi ka kritikuar Qeverinë Kurti për mosmbajtjen e premtieve për Asociacionin dhe për mungesën e transparencës sa i përket dialogu me Serbinë.
Së fundi, Kurti ka takuar liderët e Gjermanisë, Francë dhe Italisë, të cilët në një deklaratë të përbashkët kanë bërë të ditur se Kosovës i është kërkuar që të zbatojë Asociacionin ndërsa Serbisë i është kërkuar njohja de-facto e Kosovës.