Policia e Kosovës është duke zbatuar planin për parandalimin e pandemisë COVID-19, dhe ka angazhuar edhe zyrtarët policor me rroba civile.
Në njoftimin e policisë thuhet se të njëjtit do të kujdesen për zbatimin dhe respektimin e masave, përfshirë përdorimin e maskave nga ana e qytetarëve, përcjell Demokracia.com.
“Të njëjtit do të kujdesen për zbatimin dhe respektimin e masave, përfshirë përdorimin e maskave nga ana e qytetarëve, respektimin e masës për vetë-izolimi të personave që nënshkruajnë deklaratën nën betim për vetë-izolim si dhe do të jenë prezent në ambiente më shumë të frekuentuara”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Njoftimi i plotë:
Policia e Kosovës sipas planit operacional për parandalimin e pandemisë COVID-19, ka angazhuar në terren zyrtarët policorë në rroba civile, të cilët do të operojnë në nivel vendi.
Të njejtit do të kujdesen për zbatimin dhe respektimin e masave, përfshirë përdorimin e maskave nga ana e qytetarëve, respektimin e masës për vetë-izolimi të personave që nënshkruajn deklaratën nën betim për vetë-izolim si dhe do të jenë prezent në ambiente më shumë të frekuentuara./Demokracia.com/
https://www.facebook.com/KosovoPolice/posts/4430317897028712