ShowBiz
Zbarkon në portin e Durrësit, jahti qindra milionësh i shefit të Tottenhamit – çfarë fshihet dhe si duket nga brenda?
Demokracia
14:22 | 13 Prill 2024

Share:

Në portin e Durrësit mbërriti të shtunën super-jahti i shefit të Tottenhamit, Joe Lewis.

Siç bëhet e ditur, jahti luksoz “Aviva” do të qëndrojë plot pesë ditë në portin më të madh në vend, shkruan EuroNews Albania.

Lewis nuk ishte brenda në jaht dhe zbarkimi i paraprin mbërritjes së vetë shefit të Tottenhamit, dhe sipas burimeve ai pritet të takohet të hënën me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Super-jahti i miliarderit “Aviva” ka një çmim prej 131 milionë eurove. Ajo besohet të jetë shtëpia e tij për pjesën më madhe të vitit dhe është referuar si zyra e tij private, shkruan DailyMail.

Anija është ndërtuar në vitin 2007 dhe është 98 metra, mund të strehojë deri në 16 persona dhe 35 anëtarë të ekuipazhit.

Suita e pronarit në kuvertën e sipërme përmban një zyrë, sallë pritjeje private dhe një banjë të madhe.

Kabinat e mbetura të mysafirëve, të përbëra nga dy suita VIP dhe pesë kabina të tjera dyshe, janë gjithashtu të kompletuara me ambiente suite.

Jahti i Lewis përmban gjithashtu një klub plazhi, një palestër, një pishinë dhe një banjë, me një ashensor që mundëson qasje të lehtë në secilën nga kuvertat.

Të ngjashme