Lajme
Zbardhet dëshmia e çekëve që u kapën dje në tunelin e uzinës së Poliçanit
Demokracia
08:58 | 22 Gusht 2022

Share:

Zbardhen të tjera detaje rreth 4 çekëve të arrestuar dje në Poliçan, pas veprimeve të dyshimta se po fotografonin uzinën e armatimeve në këtë qytet.

BalkanWeb raporton, se duke iu referuar burimeve konfidenciale, fjalët e para që kanë thënë dy çekët që u kapën në tunel, ishin me justifikimin se kishin humbur rrugën.

“Jemi turistë, po bënim foto, humbën rrugën dhe u futëm brenda në tuneli. Nuk kemi qëllim të keq”, mësohet të jenë shprehur dy shtetasit me pasaporta çeke.

Ndërkohë pas kontrolleve u ndaluan dhe dy bashkëjetueset e tyre.

Mësohet se dy shtetasit çekë kanë qëndruar për disa orë brenda tunelit të armatimeve ku kishte kundërajror, ndërsa u kapën pasi u konstatua se një prej dyerve ishte shkallmuar.

LEXO EDHE: 

Sulmuan ushtarët në uzinën e Gramshit, tre ditë para ngjarjes rusët ishin në Poliçan

Të ngjashme