Një tragjedi e madhe ka ndodhur mbrëmjën e së dielën në Paraguaj, kur bashkëshortja e futbollistit të famshëm atje, Ivan Torres, u vra në një koncert.
Bëhet fjalë për Christina Vita Aranda, 29-vjeçare, e cila ka tre fëmijë me lojtarin e Olimpias nga Asuncion, e cila padyshim është qëlluar aksidentalisht në kokë dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Mediat vendase raportojnë se Torres dhe gruaja e tij, si dhe disa miq të tjerë, ishin në festivalin muzikor në San Bernardino, ku morën pjesë rreth 7 mijë njerëz dhe se Kristina vetëm në një moment ra.
Desde el Ministerio de Salud confirman que falleció Cristina Aranda. pic.twitter.com/3VjzCDWeZQ
— Cynthia Arza (@Cyn_Arza1) January 31, 2022
Gjithashtu theksohet se janë plagosur edhe pesë persona të tjerë dhe me shumë gjasa bëhet fjalë për përplasje mafioze. Domethënë tentativa e vrasjes së liderit të grupit rival që ndodhej në festivalin e përmendur.
Meqë ra fjala, Torres ishte i pari që mori gruan e tij dhe u përpoq ta çonte në spital në kohë, por fatkeqësisht nuk pati shpëtim për Kristinën, e cila ushtronte fitnes dhe ishte trajnere personale./Demokracia.com/