Këngëtari Zayn Malik i zemëruar i adresohet ceremonisë së ndarjes së çmimeve Grammy, pesë ditë para mbajtjes së saj.
“Në qoftë se nuk shtrëngoni duart dhe nuk dërgoni dhurata, nuk ka asnjë konsideratë nominimi. Vitin tjetër do t’ju dërgoj një shportë ëmbëlsirash,” shkroi ylli në Twitter.
Malik nuk është nominuar asnjëherë, qoftë si solo artist, qoftë me One Direction, transmeton Demokracia.com.
Albumi i fundit i Malik nuk ishte i përshtatshëm për Grammy të këtij viti për shkak të datës së publikimit.
Në një postim të mëvonshëm, këngëtari britanik sqaroi se komentet e tij nuk ishin “personale ose lidhur me nominimin e tij”.
Në vend të kësaj, ai tha se ishte i shqetësuar “për nevojën e përfshirjes dhe mungesën e transparencës së procesit të nominimit”.
Komentet e tij i bashkangjiten komenteve të këngëtarit The Weeknd, i cili akuzoi organizatorët e Grammy si “të korruptuar” pasi nuk u nominua në asnjë kategori të Grammy, edhe pse kënga e tij qëndroi për një vit në toplisat e ShBA-së. /Demokracia.com/