Sport
Zaniolo i shpëton pezullimit, por dënohet me gjobë pas gjestit të ulët në derbin romak
Demokracia
17:13 | 28 Shtator 2021

Share:

Sulmuesi i Romës, Nicolo Zaniolo është gjobitur me 10 mijë euro për gjestin e bërë në derbin kundër Lazios.

Komisioni Disiplinor ka vendosur të mos pezullojë sulmuesin e Giallorossi, megjithatë ai është gjobitur me të holla, njoftojnë mediat italiane, përcjell Demokracia.com.

Zaniolo pas përfundimit të ndeshjes duke shkuar në dhomat e zhveshjet me një veprim të turpshëm i ofendoi rëndë tifozët e Lazios.

Lazio e fitoi 3-2 derbin e madh të kryeqytetit italian në stadiumin “Olimpico” në Romë. /Demokracia.com

Të ngjashme