ShowBiz
Zanfina Ismaili i reagon ashpër Përparim Ramës
Demokracia
17:41 | 30 Nëntor 2022

Share:

Këngëtarja Zanfina Ismajli ka reagur ndaj vendimit të mbylljes së rrugës “Xhorxh Bush”, duke filluar nga udhëkryqi i “Bill Klinton” deri në udhëkryqin e rrugës “Garibaldi”.

Ky vendim është marrë për shkak të festave të fund vitit. Qarkullimi i automjeteve është i ndaluar deri më datë 8 janar, shkruan Paparaci.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe këngëtarja Zanfina Ismajli e cila përmes një postimi në Instastory ka shprehur pakënaqësitë e saj lidhur me këtë vendim.

“S’ka mujt me u bo ma katastrofë Prishtina, pas mbylljes së rrugës tek Katedralja”, ka shkruar ndër të tjerash këngëtarja.

Një vendim i tillë nuk është pritur aspak mirë nga qytetarët, madje prindërit të cilët i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollën fillore “Faik Konica” janë ankuar se ky vendim po ia vështirëson atyre përditshmërinë.

Të ngjashme
ShowBiz • 23 Prill 2024