Sport
Zalgiris – Ballkani, dalin në shitje biletat, çmimet janë bukur të larta
Demokracia
09:36 | 21 Qershor 2022

Share:

Ballkani për herë të parë në histori të tij do të luajë në Ligën e Kampionëve pasi edicionin e kaluar e fitoi titullin e kampionit në Kosovë, shkruan Demokracia.com.

Skuadra nga Suhareka pas shortit të hedhur në Nyon të Zvicrës për kundërshtar në rrethin e parë të Champions Leages do ta ketë skuadrën lituaneze Zalgiris.

Lituanezët me kureshtje po e presin këtë ndeshje derisa tashmë kanë nxjerrë në shitje edhe biletat e ndeshjes e të cilat kanë një çmim bukur të lartë.

Bileta më e lirë kushtin 7 euro ndërsa më e shtrenjta 50 euro.

Ballkani dhe Zalgiris do të ballafaqohen me 5 korrik në ndeshjen e parë në “Fadil Vokrri”, kurse ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave në Lituani. /Demokracia.com

Të ngjashme