Lajme
“Zajednicë para zgjedhjeve në veri” | Kurti në heshtje plotëson kërkesën e Listës Serbe
Demokracia
10:28 | 07 Nëntor 2023

Share:

“Fillimisht të formohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe dhe pastaj zgjedhjet”.

Ky është një nga dy kushtet e Listës Serbe, plotësimi i të cilit kërkohet si garanci për të marrë pjesë në zgjedhjet për kryetarë të katër komunave në veriun e Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Ky kushtëzim është prezatuar më 5 qershor 2023, vetëm pak ditë pas tensionimit të situatës së sigurisë në veriun e Kosovës kur u vendosën në zyret e tyre kryetarët shqiptar të dalë nga zgjedhjet e bojkotuara nga serbët më 23 prill, shkruan Demokracia.com.

Pavarësisht se një kërkesë e tillë nuk është marrë parasysh publikisht nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, siç duket kjo kërkesë e Listës Serbe po plotësohet në heshtje nga Qeveria e Kosovës.

Ndërmjetësi i dialogut Kosovë – Serbi, Bashkimi Ecvropian ka lënë në harresë kërkesën për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në këto komuna dhe me pjesëmarrjen edhe të komunitetit serb.

Një nga deklaratat e fundit të Përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, i takon fillimit të qershorit 2023, kur ai kërkonte që “Zgjedhjet e jashtëzakonshme duhet të shpallen sa më shpejt që të jetë e mundur në të katër komunat, dhe ato të organizohen në mënyrë gjithëpërfshirëse. Presim që serbët e Kosovës të marrin pjesë në to”.

Angazhimi i ShBA-së, BE-së dhe Qeverisë Kurti tashmë është përqëndruar në një qëllim të vetëm: Zbatimin e Marrëveshjes Bazë [Bruksel, 27 shkurt 2023] dhe Aneksit të saj [Ohër, 18 mars 2023].

Kjo është konfirmuar më 21 tetor 2023 edhe nga dinamika e re që ka marrë dialogu Kosovë – Serbi, pas vizitës së 5 emisarëve që përfaqësonin ShBA-në, BE-në, Gjermaninë, Francën dhe Italinë. Mesazhi i tyre ishte i përqendruar vetëm në zbatimin e marrëveshjes së arritur në Bruksel e Ohër nga kryeministri Kurti dhe presidenti serb, Vuçiq.

https://demokracia.com/mesazhi-i-5-shes-kosova-dhe-serbia-jane-ne-marreveshje-normalizimi-24-shtatori-nuk-e-ndryshon-kete/

Ky fakt është pranuar edhe zyrtarisht nga Qeveria e Kosovës, e cila ka bërë të ditur se në takimin me 5 emisarët është biseduar për “normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht zbatimin e Marrëveshjes Bazike (Bruksel, 27 shkurt) dhe Aneksit të Implementimit të tij (Ohër, 18 mars). Kryeministri theksoi që është i nevojshëm reflektimi cilësor dhe një qasje e re. Të pesë emisarët ofruan planin e tyre të ri për ecjen përpara, për çfarë kryeministri shprehu falënderimet dhe vlerësimet e tij. Diskutimet duhet të vazhdojnë intensivisht”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrisë të datës 21 tetor 2023.

https://demokracia.com/pese-emisaret-ia-lane-nje-plan-te-ri-kurti-shpreh-falenderime-dhe-vleresime-per-te/

Emisarët i kanë lënë Kurtit një draft-statut për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe që është pranuar nga kryeministri Kurti.

https://demokracia.com/raportimi-i-kryeministrit-para-kuvendit-cka-deklaroi-kurti-e-cilat-ishin-kritikat-e-opozites/

https://demokracia.com/erdhi-dita-ta-shohim-albin-kurtin-ne-mbrojtje-te-zjarrte-te-zajednices-qe-alarmonte-se-e-sjelle-rusine-ne-iber-dhe-e-pranojne-vetem-serbofilet/

Zgjedhjet në veriun e Kosovës nuk u diskutuan as në takimin e fundit të emisarit evropian, Miroslav Lajçak, i cili erdhi në Kosovë më 6 nëntor 2023. Zajednica apo Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe ka qenë kryetemë e takimit të tij të parë me zëvendësin e Kurtit.

“Në këtë takim u diskutua në lidhje me të gjitha aspektet e ndërlidhura me zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit Implementues të Ohrit”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi, i cili e priti në takim ndërmjetësusin evropian.

https://demokracia.com/darka-e-punes-me-lajcak-zyra-e-zvkm-bislimi-dergon-njoftim-per-media/

https://demokracia.com/njeri-qe-punon-per-serbine-lajcak-thote-se-eshte-pajtuar-me-bislimin-per-hapat-e-radhes-ne-dialog/

Aktualisht, katër komunat në veriun e Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, udhëhiqen nga kryetarët shqiptarë të cilët morën mandatin e tyre pas zgjedhjeve të 23 prillit 2023. Mandati i tyre, sipas ligjit për zgjedhjet lokale, përfundon në vitin 2025. / Demokracia.com /

Të ngjashme