Lajme
“Zajednica kalon” | Pas një dekade dhunë, Konjufca tregon si i mashtruan qytetarët dhe tani janë të gatshëm ta pranojnë “rrezikun” për Kosovën
Demokracia
09:17 | 16 Shtator 2023

Share:

Njeriu i dytë në Lëvizjen Vetëvendosje dhe aktualisht kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca, është vënë në ballë të një detyre të pamundur për të bindur qytetarët e Kosovës, që i mashtruan për një dekadë, se Kosova mund ta pranojë Zajednicën.

Edhe pse Konjufca është i vetëdijshëm për rrezikun që i kanoset vendit me kërkesat përtej marrëveshjes së vitit 2013, ai ka thënë se atij dhe Kurtit i është dukur “deal / marrëveshje” e mirë që Kosova ta bëjë Asociacionin e vitit 2013 dhe ta fitojë njohjen de-facto të Serbisë.

Për një dekadë, Kurti, Konjufca dhe Vetëvendosje, kanë kundërshtuar ashpër Asociaconin dhe premtimet e tyre nën sloganin “Zajednica nuk kalon”, tani po dalin se kanë qenë mashtrime ndaj qyetatrëve për të ardhur në pushtet, shkruan Demokracia.com.

Në një intervistë për emisionin KallxoPernime, Konjufca ka zbuluar se ky nuk është një mendim i tij personal, por një qëndrim i hartuar bashkë me kryeministrin Albin Kurti, pasi kanë menduar për një kohë të gjatë se cilën rrugë do ta ndjekin.

“Për këtë shteti i Kosovës i ka dy mundësi. Me e zhbë krejt dhe me hi shteti i Kosovës me një mohim të plotë të obligimeve ndërkombëtare, edhe me thënë ne po vazhdojmë në rrugën tonë. Ose me u mundu shteti i Kosovës me ia arrit me ndryshu karakterin e një obligimi që e ka, pa e dëmtuar shtetësinë e Kosovës. Ne me kryeministrin kemi biseduar shumë gjatë për këtë çështje, jemi ulë me ore të tëra me ditë të tëra. Kemi mendu që opsioni më i mirë është opsioni B sesa opsioni A”, ka thënë Konjufca.

Sipas Konjufcës, “Opsioni A e shtin Kosovën me një rrugë të cilës nuk di a mund t’i dalim në fund”, prandaj marrëveshja e 2013 për Asociacionin u është dukur më e mirë për shtetin e Kosovës. /Demokracia.com/

Lexo më shumë:

“Zajednicë për njohje” | Albin Kurti mundohet ta gjejë zgjidhjen e rëndë për Kosovën te “serbofilia”, “e keqja e Kosovës” dhe te “Rusia në Urën e Ibrit”

 

 

Të ngjashme