ShowBiz
Zaimina tregon linjat e trupit në fotografitë nga pushimet, ndërsa pozon krah bashkëshortit të saj
Demokracia
09:13 | 09 Korrik 2023

Share:

Këngëtarja e njohur shqiptare, Zaimina Vasjari, ka tash e sa kohë që qëndron larg muzikës.

Megjithatë, ajo është aktive dhe mjaft e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.

Së fundmi, interpretuesja e hitit “problem” publikoi për fansat disa fotografi në rrjetin social Instagram, të realizuara gjatë pushimeve të saj verore.

Foto: Zaimina Vasjari/Instagram

Në fotografinë e parë, këngëtarja e cila me profesion është arkitekte, shfaqi linjat e saj të tonifikuara të trupit në një paraqitje me bikini me dizajn leopardi.

Foto: Zaimina Vasjari/Instagram

Zaimina e cila është shquar gjithmonë për linjat e saj, tregoi edhe një herë tjetër se është në top formë.

Ndërkohë, në imazhin e dytë Zaimina prezantoi partnerin e saj, Klodian Asllanin, me të cilin edhe ka dy fëmijë.

Foto: Zaimina Vasjari/Instagram

Zaimina dikur ishte mjaft aktive në muzikë dhe publikonte shpesh projekte muzikore për fansat e muzikës së saj, por prej kohësh ajo i është përkushtuar familjes së saj.

Të ngjashme
ShowBiz • 05 Maj 2024