Fusha e stadiumit “Zahir Pajaziti” në Podujevë po merr pamje të re dhe evropiane.
Tashmë ka mbetur faza finale e përfundimit të projektit, ku do të bëhet mbjellja e barit natyral. “Gjithçka gati për ditën e shtune kur do bëhet mbjellja e barit natyral nga ekspertët e kompanisë Iren limited sirketi”, thuhet në njoftimin e Llapit.
Sot u bë edhe testimi i sistemit të ujitjes, ku edhe përmes videos së publikuar shihet se funksionon në për mrekulli. Skuadra e Batatinës ndeshjet si vendas në këtë fillim të kampionatit është duke i zhvilluar në stadiumin e Merdares.