Lajme
Zafir Berisha tregon një ngjarje interesante me djalin e tij: Kur dikush po mashtron, po i thonë “je bërë si Albini”
Demokracia
15:23 | 18 Nëntor 2023

Share:

Zyrtari i lartë i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka rrëfyer një ngjarje komike me djalin e tij.

Berisha ka treguar se një shaka me djalin e tij, duke e krahasuar atë me kryeministrin Albin Kurti, i ka kushtuar me ftohjes raportesh, raporton Nacionale.

Ai ka bërë me dije se për këtë gjë djali i tij nuk i ka folur për disa ditë.

Më pas, sipas Berishës, djali i ka thënë se është ndier i ofenduar me krahasimin që ia ka bërë.

Pas insistimit tw tij, djali i ka treguar se në rrethin e tij shoqëror kush mashtron i thonë “Albin”.

“Në atë moment kjo sjellje e tij nuk me la shumë përshtypje, mirëpo pasi vazhdoj për disa ditë me qëndru në distancë, e pyeta: çka ke që je hidhëru, kush të ka ngacmu? Ti, me tha dhe heshti. I befasur nga kjo përgjegje, e pyta: kur… Atë ditë që me tha: je bë si Albini! Qesha shumë!!! Dhe filloj të më tregoj: në shoqëri kur dikush na rren ose mashtron për ndonjë gjë, ne i themi ‘Albin’ ose ‘je bër si Albini’”, ka shkruar Berisha.

Të ngjashme