Lajme
Yuri Kim: SHBA mbështet progresin e Shqipërisë për t’u bërë pjesë e BE-së
Demokracia
22:21 | 17 Mars 2023

Share:

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka përshëndetur procesin e Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Përmes një postimi në Twitter, Kim shkruan se shqiptarët meritojnë respekt për kryerjen e reformave të vështira deri tani. Ndërsa thekson se SHBA do të vazhdojë të mbështesë fort përparimin e Shqipërisë për t’u bërë anëtar i BE-së.

“Kënaqësi të shoh Shqipërinë të ecë përpara në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE. Shqiptarët dhe qeveria e Shqipërisë meritojnë respekt për kryerjen e ndryshimeve të vështira deri tani.

SHBA do të vazhdojë të mbështesë fort përparimin e Shqipërisë për t’u bërë shtet anëtar i BE, përfshirë përpjekjet për të zbatuar reformat e nevojshme,” shkruan ambasadorja Yuri Kim./RTSh

Të ngjashme
Lajme • 28 Maj 2024