Lajme
Yuri Kim nga qendra e votimit në Vlorë: Askush s’duhet ta shesë apo ta blejë votën
Demokracia
16:40 | 14 Maj 2023

Share:

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim, ka parë nga afër ecurinë e procesit të votimit në një qendër votimi në qytetin e Vlorës.

Në cilësinë e vëzhgueses në zgjedhje, ambasadorja zgjodhi të jepte dhe disa mesazhe në lidhje me ditën e zgjedhjeve.

Në një prononcim të shkurtër për media, Kim nënvizoi se askush nuk duhet të shesë apo të blejë votën.

“Jam një nga vëzhguesit e shumtë ndërkombëtarë. Deri më tani duket mirë. Duhet të dërgojmë raportimet nga raporti i ODHIR. Kam qenë në Nivicë, Selenicë dhe do të vizitojmë vende të tjera. Nuk duhet të ushtrohet presion. Është më rendësi që çdo votues të ushtrojë të drejtën e votës. Asnjë nuk duhet të shesë votën dhe ta blejë. Është përgjegjësi e autoriteteve që t’i zbatojë ligjet në mënyrë të barabartë”, tha Kim.

Të ngjashme