Lajme
Yuri Kim i afrohet fundit të mandatit, kush pritet ta zëvendësojë
Demokracia
19:56 | 08 Dhjetor 2022

Share:

Në mbarim të mandatit të ambasadores Yuri Kim Departamenti amerikan i shtetit ka nisur procedurat e zëvendësimit.

Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar ditën e sotme se kanë nisur procedurat për zëvendësimin e ambasadores së Shteteve të Bashkuara Yuri Kim, teksa shton më tej se nuk mund të japë detaje në lidhje me emrin që do ta zëvendësojë ambasadoren Kim.

Ndërkohë duke iu referuar burimeve diplomatike, Top Channel shkruan se besohet që zëvendësi ambasadores Kim mund të jetë David Kostelanick. Për momentin ai është drejtor në Zyrën për Evropën Qendrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Fillimisht është DASH që i dërgon emrin për pëlqim Ministrisë së Punëve të jashtme dhe pasi të jetë dakordësuar emri propozuar nominohet për postin e ambasadorit nga Presidenti SHBA.

Kujtojmë se Yuri Kim mbërriti në Tiranë si Ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në janar të vitit 2020.

Të ngjashme