YouTube bën 17 vjeç. Gjiganti i shpërndarjes së videove, të cilin disa e përdorin për argëtim e të tjerë për të siguruar jetesën u bë publik në 25 prill të 2005-ës.
Videon e parë fare e postoi një 25-vjeçar, bashkëthemelues i YouTube. Jawed Karim xhiroi për 19 sekonda vizitën e tij në kopsht zoologjik dhe kështu ia vuri edhe titullin “Me at the zoo”. Kuptohet që cilësia e videos nuk ka qenë kjo që është sot. Shërbimi ka ardhur duke u përmirësuar.
‘Në rregull, kështu që ja ku jemi përballë elefantëve”, i thotë Karim kamerës në videon e parë të YouTube.
Sigurisht, kur ai regjistroi dhe ngarkoi klipin, nuk e dinte se YouTube do të bëhej fenomeni që është sot. As që videoja e tij do të mblidhte qindra miliona shikime në vitet që pasuan.
Karim u largua nga YouTube për të studiuar për një diplomë master në shkenca kompjuterike në Universitetin Stanford, por mori aksione me vlerë dhjetëra milionë dollarë kur Google bleu YouTube për 1.65 miliardë dollarë në 2006-ën. Karim vazhdoi të bashkëthemelonte kompani që kanë nën menaxhim Airbnb dhe Reddit.
Krijuesi i videos së parë të YouTube herë pas here redakton përshkrimin e klipit për të shprehur mendimin e tij nëse kompania bën një ndryshim në platformën dhe ai nuk e pëlqen. Vitin e kaluar, për shembull, kritikoi heqjen e numrit të mospëlqimeve publike nga YouTube.
Që nga dita e parë, klipi i elefantit është parë më shumë se 228 milionë herë dhe ka marrë më shumë se 11 milionë komente.