Auto&Tech
YouTube ka pezulluar përkohësisht nga platforma influencuesin James Charles
Demokracia
09:50 | 20 Prill 2021

Share:

YouTube ka pezulluar prkohësisht nga platforma e tyre influencuesin e bukurisë James Charles.

Arsyeja e pezullimit është se ai në fillim të këtij muaji shpërndau një video ku pranonte se kishte shkëmbyer mesazhe me përmbajtje seksuale me dy djem 16-vjeçarë, shkruan Demokracia.com

YouTube konfirmoi për BBC se 21-vjeçari është larguar përkohësisht nga platforma, duke e ndërprerë partneritetin për një periudhë të pacaktuar.

Vendimi i platformës YouTube vjen si zbatim i politikës së tyre për përgjegjësitë e krijuesit e cila thotë:

“Nëse shohim që sjellja e krijuesit brenda ose jashtë platformës dëmton përdoruesit, komunitetin, punonjësit ose ekosistemin tonë, ne mund të marrim masa për të mbrojtur komunitetin”.

Kjo është kompania e dytë që po ri-shikon partneritetin e saj me influencuesin, pasi kompania e kozmetikës Morphe me të cilën Charles ka bashkëpunuar tash e disa vite të premtën përfundoi partneritetin që kishin.

Sipas një deklarate qëCharles ndau me 7.8 milion ndjekësit e tij në Twitter, të dy palët “ranë dakord të ndërpresin” bashkëpunimin e tyre, informon Demokracia.com.

Pas videos e cila u shikua më shumë se 8 milionë herë, shumë persona të tjerë akuzuan influencuesin për ngacmime seksuale por Charles i ka mohuar të gjitha duke thënë se ekipi i tij ligjor do të merret me këtë çështje. /Demokracia.com/

Të ngjashme