Rrjeti social, YouTube, fshiu sot nga platforma e saj një video ku presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, u bën thirrje pacientëve të prekur me Covid-19 të përdorin ilaçin hidroxicloroquina, shkruajnë mediat e huaja, raporton Demokracia.com.
“Videoja është hequr, sepse cenon politikën e informatave jo korrekte për Covid-19”, thanë përfaqësues të këtij rrjeti social në Brazil.
YouTube informoi javën e kaluar se do t’i heqë të gjitha publikimet që kanë përmbajtje të tillë, sepse ky ilaç nuk është provuar se është efikas kundër virusit./Demokracia.com/