Auto&Tech
YouTube fshin 30 mijë video mashtruese rreth vaksinimit
Demokracia
17:05 | 12 Mars 2021

Share:

YouTube ka hequr më shumë se 30 mijë video mashtruese për vaksinën kundër Covid-19 në pesë muajt e fundit.

Një zëdhënëse e YouTube tha se videot kundërshtuan informacionin e vaksinave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ose autoritetet shëndetësore të tilla si NHS, transmeton Demokracia.com.

Në tetor, ajo ndaloi dezinformimin për vaksinën ndërsa  në vitin e kaluar, YouTube kishte hequr më shumë se 800 mijë video për keqinformim të koronavirusit.

Kjo shifër përfshin më shumë sesa vetëm vaksinat, por pretendime më të gjera “të pabazuara nga mjekësia” në lidhje me virusin.

Përfshirë pretendimet e rreme se vaksina vret njerëz, shkakton infertilitet ose përmban një mikroçip sekret që do të mbillet te marrësit.

Në fazat e hershme të pandemisë, YouTube ishte shtëpia e shumë teorive të konspiracionit në lidhje me sëmundjen dhe madje pretendimeve të rreme të “shërimeve” inekzistente. /Demokracia.com/

Të ngjashme