Platforma e videove, YouTube pati rritjen më të madhe të përdoruesve gjatë pandemisë, sipas Qendrës së Kërkimeve PEW.
Youtube e cila është në pronësi të Google pa përdorimin të rritet nga 73% e të rriturve amerikanë në vitin 2019, në 81% në vitin 2021, transmeton Demokracia.com.
Ky përfundim vjen nga një sondazh i kryer me 25 janar deri më 8 shkurt të këtij viti, me 1 mijë e 502 amerikanë.
Popullariteti i YouTube është i lartë, veçanërisht në mesin e të rinjve 18 deri në 29 vjeç, me 95% të tyre që thonë se përdorin shërbimin. Nga ajo grup moshë, 71% thanë se përdorin Instagram, 70% thanë se përdorin Facebook dhe 65% thanë se përdorin Snapchat. Studimi anketoi 220 persona në atë grupmoshë.
Përdorimi i Facebook mbetet i lartë në mesin e amerikanëve, me 69% të të rriturve amerikanë që thonë se vizitojnë rrjetin social.
Raporti i Pew përfshiu TikTok dhe Nextdoor për herë të parë. Raporti tha se 21% e amerikanëve përdorin TikTok dhe 13% përdorin Nextdoor. /Demokracia.com/