Sport
Young Boysi i Zvicrës, kundërshtar i mundshëm i Gjilanit në raundin e dytë në Ligën e Konferencës
Demokracia
15:23 | 15 Qershor 2022

Share:

SC Gjilani ka mësuar të martën (dje) kundërshtarin në rrethin e parë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Liepaja, klubi letonez është pengesa e parë e “kuqebardhëve” nga Anamorava në Ligën e Konferencës, shkruan Demokracia.com.

Në rast të kalimit të rrethit të parë kualifikues, Gjilani në raundin e dytë do të ketë punë me gjigantin e futbollit zviceran, Young Boys.

Të besuarit e trajnerit Zekirija Ramadani ndeshjen e parë me Liepajan e luajnë si vendas më 7 korrik, ndërsa atë të kthimit e zhvillon pas një jave.

Kundërshtarin e mundshëm në raundin e dytë në Ligën e Konferencës sot e mësuan edhe Drita e Llapi.

Nënkampionia e Kosovës, Drita do të përballet me Royal Antëerp, nëse fiton ndaj FC Inter Turku. E Llapi mund të përballet me Breidablik ose UE Santa Coloma./Demokracia.com/

Të ngjashme