Analisti Visar Ymeri ka thënë se është shqetësuese se si Qeveria Kurti II nuk po reagon ndaj skandaleve të raportuara në media.
Ymeri në Debat Plus ka thënë se reagimi i Qeverisë është zhgënjyes dhe se pushteti po kërkon llogari nga mediat.
‘’Mënyra se si sillesh karshi këtyre rasteve e tregon cilësinë. Reagimi është zhgënjyes. A është marrë masa ndaja tyre personave që kanë bërë dallavere për punësimin në KEK. A ka edhe raste që nuk dalin, edhe a reagon qeveria për ato që nuk dalin…Këta e kanë përmbysë raportin e institucioneve. Në botë mediat kërkojnë llogari nga pushteti, tash pushteti kërkon llogari nga mediat. Cilësia e qeverisjes së VV-së ka qenë e njëjtë në shumë aspekte”, tha ai.
Ndryshe, pas skandalit të punësimeve nëpër institucione të ndryshme, si në KEK si dhe aferës financiare të ambasadorit në Kroaci, Martin Berishaj, sot është zbuluar një skandal i ri në të cilin është përfshirë pushteti.
Nacionale ka publikuar një audioincizim për një aferë korruptive në Ministrinë e Infrastrukturës që udhëhiqet nga Liburn Aliu.
Në këtë aferë korruptive raportohet se është i përfshirë Florent Ramqaj, këshilltari i ministrit Liburn Aliu dhe thuhet se bëhet fjalë për një shumë të parave rreth 30 mijë euro./Demokracia.com/
Më shumë detaje: